Lëndë narkotike - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

Prishtinë, i gjenden në banesë mbi 4 kilogramë heroinë

Policia ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar tetë paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Sipas Policisë, sasia e drogës është 4.1 kilogramë.

Po ashtu, në këtë rast janë konfiskuar një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës), një telefon celular, 150 euro dhe  400 dinarë të Serbisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili ka ndodhur në rr. Besim Sahatqiu, në Prishtinë, më 12 korrik në ora 2:30, është duke u hetuar.