Kallashnikov, Ilustrim

Prishtinë, gjen Kallashnikov duke renovuar banesën

Një burrë ka raportuar se ka gjetur një Kallashnikov derisa ishte duke renovuar banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ku sipas raportuesit, bashkë me armën u gjetën edhe pesë karikatorë me 150 copë fishekë

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë konfiskimin e armës dhe municionit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.