Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Prishtinë: 30 ditë paraburgim për dhunë në familje

Gjykata e Prishtinës njoftoi se ka caktuar masën e paraburgimit për M.A  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – dhunë në familje.

Gjykata ndaj tij ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuares, L.S.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

Po ashtu, Gjykata ka gjetur  se nëse  i pandehuri M.A.  lihet në liri mund ta përsërisë veprën  penale apo ndonjë vepër tjetër penale duke pasur parasysh edhe karakteristikat personale të tij. Kjo nga  fakti se i njëjti dyshohet se edhe më parë me dashje kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës L.S., edhe pse e njëjta nuk i kishte paraqitur rastet më parë në Polici.

Po ashtu, i pandehuri është udhëzuar në të drejtën e tij për ankesë në Gjykatën e Apelit.