Presidentja në detyrë, dekreton 23 gjyqtarë të rinj

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar njëzet e tre (23) gjyqtarë të rinj

Sipas njoftimit nga Këshilli Gjyqësor, kryesuesi Skender Çoçaj, u ka uruar mirëseardhje gjyqtarëve, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rinjë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.

Kallxo.com, mëson se katër nga gjyqtarët që i ishin propozuar Preidencës nga Këshillit, nuk janë dekretuar.

Kurse gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.