Zyrtari policor raporton kanosjen për banesën që ka blerë

Një zyrtar policor në Ferizaj ka raportuar në polici për një rast të kanosjes ndaj tij.

Sipas njoftimit, zyrtari policor ka raportuar se para dy viteve ka blerë një banesë nga i dyshuari, nga i cili ndjehet i kanosur pasi që i dyshuari nuk dëshiron që ai të jetojë aty.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast janë intervistuar të dy palët dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.