Ilustrim

Voziti në kahje të kundërt dhe nuk tregoi dokumentet në kufi, arrestohet maqedonasi

Policia Kufitare në Han të Elezit e kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut pasi i njëjti nuk i ka zbatuar urdhërat e zyrtarit policor në zonën kufitare. 

I njëjti me veturën e tij ka kaluar në kahje të kundërt dhe ka shkaktuar tollovi në komunikacion.

Po ashtu i dyshuari ka refuzuar që ta largoj veturën si dhek a refuzuar të të prezantoj dokumentet kur i janë kërkuar. 

Me vendim të prokurorit kujdestar rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30.