Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Viti - Probleme për pronë, i shkon në shtëpi me kallash

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Skifteraj të Vitisë.

Sipas policisë i dyshuari për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe kishte gjuajtur me armë.

“Në vendin e ngjarjes nuk është gjete ndonjë dëshmi, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47 me gjashtë copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.