Foto: Ilustrim

Vetaksidentohet motoçiklisti në Suharekë

Një motoçiklist ka humbur kontrollin e timonit dhe është vetë-aksidentuar.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, ka pësuar aksident gjatë ditës së djeshme në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës.

Sipas raportit ditor policor, motoçiklisti ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor ku pas marrjes së tretmanit është liruar për në shtëpi.