Tragjedi në Gjilan: 15 vjeçari vdes nga rryma në bazen

Një 15 vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga rryma pasditën e së shtunës.
Liridona Xheladini zëdhënëse e prokurorisë së Gjilanit ka konfirmuar për KALLXO.com ngjarjes. “Gjatë ditës së djeshme, më 10 gusht 2019, një person (15 vjeç), si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, ka humbur jetën” ka thën Xheladini.

Ajo ka sqaruar se prokuroria ka dyshimie se viktima erdhi në kontakt me rrymën në ambientet e restorantit “Villa familjare” në fshatin Pidiq. “Viktima derisa ishte duke pastruar bazenin me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën” ka thënë Xheladini.
Ajo ka shtuar se prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Insitutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.