ilustrim

Skenderaj, arrestohet pasi rrahu një person

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se është rrahur nga një burrë.

Incidenti ka ndodhur dje në Skenderaj rreth orës 10:30.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.