Sindikata e policisë mbron policët e përfshirë në skandalin e "Gylenistëve"

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, ka thënë se me reagimin e bërë sot nuk po pengojnë hetimet ndaj policëve në rastin e suspendimit në Gjakovë dhe për rastin e ngritjes së kallëzimeve penale nga IPK ndaj zyrtarëve policor në rastin e doportimit të shtetasve turq.

Si përfaqësues i punëtorëve i forcave të rendit, ai ka kërkuar që të kthehen në vendin e punës.

“Ne e kemi cek, nuk i pengojmë hetimet në asnjë mënyrë, masat le të merren, procedurat le të vazhdojnë por le të kthehen në vendin e punës. Ata veprimet që i kanë bë, hetimet le të vazhdojnë, sepse rasti i këtyre të gjatëve pas një viti, kanë gjetë shkelje në punën e policit. Ata le t’i vazhdojnë procedurat, nëse gjyqi i shpall fajtor, le t’i shpall, po jo me e marr atë vendim, ky është një shqetësim i policëve”, ka thënë Tasholli për KALLXO.com.

Ai ka thënë se institucionet e drejtësisë reagimin e sindikatës nuk duhet ta marrin si shqetësim.

“Nëse e marrin si shqetësim, le të marrin, por ata po na burgosin policët, pas një jave dite po lëshojnë si të pafajshëm, po i arrestojnë në 12:00 të natës për kurrgjë hiç, por ne nuk jemi pengues. Ne jemi që të kthehen në punë ata njerëz, që një vit ata janë tu punu e tash e gjetën një shkelje si tejkalim të autorizimit zyrtar”, tha ai.

Sot, Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas ngritjes së kallëzimeve penale ndaj zyrtarëve policore në rastin e “Gylenistëve” dhe në rastin e suspendimit të gjatë eprorëve në rajonin e Gjakovës.

Sindikata e Policisë e shqetësuar për kallëzimin penal ndaj policëve në rastin e ‘gylenistëve’

www.kallxo.com