Ilustrim - Policia në aksion

Shtatë të arrestuar për mospërfillje të vendimit të qeverisë për lëvizjen e lirë

 

Në Mitrovicë dje janë arrestuar shtatë persona të cilët pa ndonjë arsye  janë hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Policia ka njoftuar se tre burra ishin arrestuar dje rreth orës 17:25 në rrugën “Mbretëresha Teutë“, ndërsa edhe katër persona tjerë ne mesin e të cilëve tre burra dhe një grua janë arrestuar në rrugën “Sinan Sadiku“.

Të gjithë këtë kanë vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë  liruar në procedurë të rregullt.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbrëmë se nga testimet e bëra kanë rezultuar 20 raste pozitive me coronavirus, duke e dërguar kështu në 165 numrin e të prekurve në Kosovë.

Po ashtu bëhet e ditur që një pacient është shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).