Shiste naftë me cilësi të dobët, arrestohet naftëtari  

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një naftëtarë pasi i njëjti shiste naftë të cilësisë së dobët në Lipjan.

“Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në një pompë të derivateve nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes se naftës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Përveç kësaj, biznesmeni kishte ndërruar edhe mostrat e naftës me qëllim analizat të japin rezultatet se cilësia e naftës është në rregull.

“I dyshuari është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qellim qe mostrat e radhës të dalin në rregull, me urdhër të prokurorit i njëjti  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.