Sekuestrohen katër aparate të lojërave të fatit, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë pasi të njëjtit ndodheshin në një lokal ku organizoheshin lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të Policisë në vendin e ngjarjen janë hasur dhe sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur më datë 22 janar 2022, rreth orës 19:00, në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë.

“Janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit, APEX”, ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit të shtetit dy personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë”, përfundon Policia.