Foto: KALLXO.com

Sekuestrohen drogë e para brenda një veture në Mitrovicë

Tre persona të dyshuar janë arrestuar nga policia në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë.

Sipas njoftimit nga policia, pas ndalimit të të dyshuarve, gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike me peshë rreth 1 kilogram, 4 mijë e 346 euro para kesh, tre telefona mobilë dhe automjeti.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjetër janë liruar në procedurë të rregullt.