Ilustrim

Rrahu një person, arrestohet rahovecasi

Një burrë është arrestuar pasi që pas një fjalosje ka sulmuar një person.

Incidenti ka ndodhur dje në rrugën ‘Xhelal Hajda’ në Rahovec rreth orës 12:30.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.