Foto: Ilustrim

Rrahje në Prishtinë, ndalohet njëri nga të dyshuarit

Dy persona kanë sulmuar një person tjetër të martën gjatë ditës në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri i dyshuar e ka sulmuar të dyshuarin tjetër, si dhe gjatë sulmit ka goditur edhe një automjet tjetër, me ç’rast ka lënduar viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.