Foto: Ilustrim

Rrahje mes katër personave, për shkak të një borxhi

Katër persona janë arrestuar në fshatin Akllap të Lipjanit, pasi për shkak të një mosmarrëveshjeje për borxh, janë rrahur mes vete.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30.

“Pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh ka ardhur deri te rrahja e katër të dyshuarve. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.