Rrahje mes fëmijëve në Prizren, njëri përfundon me lëndime

Në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dje  ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë.

Sipas njoftimit, i mituri ka kërkuar ndihmë pasi që për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur me një tjetër të dyshuar, po ashtu fëmijë, kishte pësuar lëndime trupore.

Viktima sipas njoftimit ka mbetur në tretman mjekësor në spital, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar të dyshuarin dhe për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.