Ilustrim

Rrahje masive në një lokal në Prishtinë

Tre punëtorë të sigurimit të një lokali dhe dy klient janë rrahur në mes vete pas mesnatës në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Siç thuhet në raportin policor, dy persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa tre të tjerë në cilësinë e viktimave.

Me vendim të prokurorit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.