Arrestimi i të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberit, Foto: KALLXO.com

Rrahen mes vete, arrestohen dy llapjanë

Janë arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme në Podujevë pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht me njëri- tjetrin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një fjalosje verbale kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe si pasojë njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore i cili ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.