Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Prokuroria po heton vdekjen e 30 vjeçares në Skenderaj

Polica e Kosovës sot në orët e paradites kishte njoftuar se një trup i pa jetë i një gruaje është gjendur në Skenderaj.

Sipas policisë, gruaja kishte vdekur dje pasi dyshohet se u hodh nga kati i tretë i një ndërtese.

Viktima është një 30-vjeçare, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Zëdhënësi i prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni ka thënë për KALLXO.com se rasti është duke u hetuar nga prokurorisë së bashku me policinë.

“E tëra çka mund të themi deri më tani, është se turpi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rrethanat për ndriçimin e rastit janë duke u hetuar nga prokurori në koordinim me policinë”, tha Preteni.