Prokuroria liron të dyshuarit për baste ilegale në Gjakovë

Dy nga tre personat e arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Gjakovë janë liruar me urdhër të prokurorit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar tre persona në qytetin e Gjakovës me dyshimet se po organizonin baste ilegale.

Njoftimi i policisë sqaron se me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një operacion tjetër i policisë kundër lojërave të fatit është zhvilluar mbrëmë në qytetin e Podujevës.

Policia njofton se pronari i një biznesi është arrestuar me dyshimin se kishte hapur një qendër bastesh. Njoftimi i policisë saktëson se tek personi janë konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit dhe një shumë prej 289 eurosh para të gatshme. Provat e tjera të policisë në këtë rast janë edhe 11 tiketa (dëshmi se dikush ka luajtur bast) të cilat janë hasur në këtë lokal.

me vendim të Kuvendit të Kosovës baltoret dhe lojërat e fatit janë ndaluar në Kosovë. Vendimi i cili ka hyrë në fuqi para disa javës e ka shndërruar biznesin dikur legal të basteve në biznes ilegal. Si rrjedhojë në dy muajt e fundit policia ka pasur dhjetëra operacioni ku janë arrestuar mbi 50 persona për organizim të basteve ilegale.

Ndër operacionet më të mëdha të organizuara në këtë drejtim ishte ai i Gjakovës operacion ky i cili është zhvilluar në një bashkëpunim në mes KALLXO.com dhe Policisë së Kosovës.

Në këtë operacion janë arrestuar 9 vetë dhe mbyllur 9 lokale bastesh.

Operacione të ngjashme janë zhvilluar edhe në Pejë ku janë mbyllur disa pika bastesh, Ferizaj Gjilan e Viti po ashtu.

KALLXO.com inkurajon të gjithë ata që dëshirojnë ti raportojnë pikat ku zhvillohet veprimtaria ilegale ta bëjnë këtë në ëëë.kallxo.com