Ilustrim

Prizrenasi e rrah nënën për para në natën e Bajramit

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prizren. Siç njofton Policia, i dyshuari ka sulmuar nënën e tij fizikisht dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Turk i cili pas një mosmarrëveshje verbale për shkak të parave e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij e cila si pasoj e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.