Foto: Ilustrim

Prizren: Arrestohen 4 të dyshuar, konfiskohen mbi 20 mijë euro

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit njofton se dje janë arrestuar katër burra tek të cilët , gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10,700.00 euro dhe gjatë bastisjes se në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11,500.00 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.