Prishtinë - Konfiskohen dy armë dhe 164 fishekë

Policia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli në një nga shtëpitë e kryeqytet ka arrestuar një burrë pasi që tek i njëjti  janë gjetur një dy armë dhe disa fishekë.

Tutje policia sqaron se gjatë kontrollit janë sekuestruar: një (1) pushkë, një(1) pistoletë dhe 164 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Ndërsa rasti në fjalë është është duke u hetuar .