Foto: KALLXO.com

Prishtinë - Kërcënon gruan dhe shkatërron banesën

 

Një person është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar gruan e tij dhe ka shkatërruar gjësendet në banesë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Prishtinë.

Kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin Policor.