Prishtinë, arrestohet pasi bashkëjetoi me një vajzë nën moshën 16-vjeçare

Policia njofton se është arrestuar një person pasi ishte duke bashkëjetuar më tepër se një vit me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Sipas Policisë, lidhur me këtë rast është informuar edhe Qendra për Punë Sociale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.