Ilustrim

Prishtinë: Arrestohet “Kauboji” i Lagjes së Muhaxherëve

Një banorë i Lagjes së “Muhaxherëve” zonë ku janë të vendosura disa ambasada një stacion i policisë disa institucione përfshirë Akademinë e Shkencave e Ministrinë e Arsimit nuk e ka pasur problem të gjuaj me pistoletë për të festuar.

Raporti i policisë i cili flet për ngjarjen e cila u ngjanë filmave të “Kaubojëve” ka dhënë detaje për të paktën 6 të shtëna nga arma e burrit i cili u arrestua të shtunën pasdite.

Raporti për ngjarjen tregon se i dyshuari qëlloj me pistoletë diku nga ora 17 ndërsa motivi ishte kremtja në një aheng të familjes së tij.

Ditë më parë policia arrestoj edhe një qytetarë tjetër nga Ladha Kolovica i cili po ashtu kishte shtënë me armë në ajër në lagjen e populluar të kryeqytetit.

Arrestohen Kaubojët e Kolovicës