Ilustrim

Policia sekuestron dy kilogramë marihuanë në një veturë në Komoran

Një veturë në fshatin Komoran të Drenasit është ndaluar  mbrëmë para mesnate. Në të gjatë kontrollit të policisë janë gjetur dhe sekuestruar 2 kilogramë e 125 gram marihuanë.

Në lidhje me këtë rast sipas policisë është njoftuar edhe prokurori me urdhër të të cilit është kontrolluar banesa e të dyshuarit në rrugën C në Prishtinë.

Gjatë kontrollit policia ka bërë të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale dhe një foli e cila shërbente për mbështjelljen dhe mbajtjen e narkotikëve.

Gjithashtu është sekuestruar edhe vetura dhe dy telefona.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit për këtë rast, një grua dhe një burrë janë dërguar në mbajtje.