Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur të dyshuarin për tentim vrasje ndaj policëve në detyrë

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për tentim vrasje ndaj policëve në detyrë dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar të njëjtin.

Policia thotë se i dyshuari, Burim Agaj kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale tentim vrasje ndaj policëve në detyrë, që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”- thuhet në njoftim.

Sipas Policisë për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e tij, mund të lajmëroni në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës apo përmes numrit 192.