
Policia jep detaje për vetaksidentin me fatalitet në Qungur të Pejës
Një person ka vdekur në një aksident trafiku, më 02.02.2025, në Qungur të Pejës.
Dyshohet se i ndjeri është vetaksidentuar, pasi ka humbur kontrollin e automjetit të tij, duke goditur një shtyllë betoni në rrugën Pejё-Trestenik.
“Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik. Me tё arritur në fshatin Qungur – Pejё, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Po sipas Policisë nё vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitë kompetente të Policisë.
Polica ka thënë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit policorë.