Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia gjen armë, municion e bomba dore në Zveçan, arrestohet një person

Policia ka bërë ta ditur se të premten, më 22.11.2024, gjatë një kontrolli në një shtëpi dhe objekte përcjellëse ka sekuestruar armë, municion e bomba dore. Ndërsa, lidhur me këtë rast ka arrestuar personin me inicialet D.R.

Ky arsenal armësh, sipas Policisë, është zbuluar në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Sipas Policisë gjatë kontrollit të realizuar në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj janë gjetur dhe konfiskuar: dy mjete shpërthyese (granata dore) M-52; dy armë AK-47; një pushkë M-48 (karabinë); 86 copë fishekë të armës AK-47; 35 copë fishekë të armës M-48; 3 karikatorë të armës AK-47.

“Në lidhje me rastin është arrestuar personi (D.R)  viti i lindjes 1968 i cili është shoqëruar në stacioni policor dhe i njëjti është intervistuar në prezencën  avokatit mbrojtës”- thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari, sipas Policisë, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.