Ilustrim

Policia e konfirmon se i vrari gjatë grabitjes në Shtime është i biri i një polici

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës disa persona dyshohet se ia mësynë shtëpisë së një mërgimtari në Shtime për grabitje.

Njëri nga ta mbeti i vdekur ndërsa të tjerët u arratisen.

I plagosur mbeti edhe pronari i shtëpisë, ai u plagosë në këmbë dhe sipas familjarëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin se grabitësi është djali i një zyrtari policor për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Bajram Krasniqi.

“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe  zbardhjen e këtij rasti, nga rajoni i Prishtinës”, tha Krasniqi.

KALLXO.com, mëson se B. F. është baba i të vrarit dhe është polic në Graçanicë

Lidhur me vdekjen e tij deri me tani është ndaluar Nuhi Nrecaj.

Vrasje në Shtime

 

FOTO – Shtëpia e mërgimtarit që u bë cak i grabitjes në Shtime