Foto: KALLXO.com

Policia burgos dasmorin në Kotradiq të Pejës

Dy pistoleta janë konfiskuar pasi policia u njoftua se në fshatin Kotradiq të Pejës kishte të shtëna me armë në një aheng familjarë.

Në njoftimin e saj policia ka sqaruar se ka burgosur një banorë të këtij fshati pasi tek i njëjti u zbuluan dy pistoleta të cilat dyshohet se u përdorën për të gjuajtur në ajër.

Prokuroria në këtë rast ka vendosur që personi të mbahet në paraburgim për 48 orë.