foto: Ilustrim

Detaje si u sulmua seksualisht e mitura në Mitrovicë

Një rast i sulmit seksual është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së enjtes  në Mitrovicë

Policia ka bërë të ditur se një person është arrestuar lidhur me rastin.

Prokurorja e rastit Zejnije Kela ka thënë për KALLXO.com se është intervistuar një person si i dyshuar.
Ndërsa personat e përfshirë në këtë rast janë një vajzë dhe një djalë të cilët janë mitur.

Kela ka thënë se detaje lidhur me rastin nuk mund të jap, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime derisa të merren në pyetje të gjitha palët, ka theksuar ajo.

Dy të miturit edhe paraprakisht kanë qenë në lidhje së bashku, tha prokurorja.

“I dyshuari është intervistuar ndërsa ka mbete të intervistohet edhe e dëmtuara por me kërkesën e prindit te saj ka mbete me u intervistu në ditët e ardhshme, në mënyre që të kemi detaje dhe te zbardhet rasti “, tha më tutje Kela.

Pa detaje janë deklaruar edhe policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se është iniciuar rasti ndërsa hetimet vazhdojnë.

“ Policia ka iniciuar rastin me elementet e rastit, është duke vazhduar hetimi ne vijim e sipër për të sqaruar edhe rrethanat tjera të rastit ”, tha Zahiti.