Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit, arrestohet një shtetas i Serbisë

Policia ka bërë të ditur se pesë raste të dhunës në familjes kanë ndodhur në 24-orët e fundit.

Raste sipas policisë, kanë ndodhur në Klinë, Graçanicë, Ranillukë, Pejë e në Gjakovë.

Në Klinë, policia ka shoqëruar një person në stacionin policor pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Pas intervistimit të të dyshuari sipas policisë, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 Një rast tjerë për dhunë në familje është raportuar në Graçanicë. Sipas policisë një person ka raportuar djalin e tij për dhunë në familje. Policia thotë se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Në Ranillukë, policia ka arrestuar një shtetas të Serbisë të dyshuar për dhunë në familje. Sipas policisë një grua ka e pa raportuar të dyshuarin, shtetas i Serbisë, nipi i saj, për kryerje të veprës së lartcekur.

I dyshuari dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një grua ka raportuat në polici se ish- bashkëshorti i saj i kishte shkaktuar dhunë psikike duke e ofenduar dhe kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse në Gjakovë, policia ka arrestuar një grua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nipat e saj. Sipas policisë, njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.