Ilustrim

Pejë, arrestohet pasi sulmoi pronarin e një kafiterie

Një person është arrestuar dje në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, pasi që ka sulmuar pronarin e një kafiterie.

Sipas policisë, i dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe kishte bërë disa dëme në lokal.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.