Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Pejë, arrestohet i dyshuari për vjedhje të mallit në vlerë 55 mijë euro

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, të përfshirë në një vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Pejë është paraqitur një rast i vjedhjes së rëndë ku viktima ka deklaruar se në depon e tij “Denjizi”, në Pejë i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë 55 mijë euro.

“Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja. Pas një pune intensive nga hetuesit rajonale është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. S. B. 28 vjeçar. Me vendim të Prokurorit Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në njoftimin e policisë.