Ilustrim

Pejanes i gjendet revolja në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë gjatë një kontrolli ka gjetur një revole në veturën e një gruaje.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarës grua është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon n procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.