Pamje: Digjet autobusi afër Kalimashit

 

22:03  e plotësuar

Kompania turistike Ariani ka konfirmuar në një postim të saj në Facebook se autobusi i cili u filmua tek digjej është në pronësi të kësaj kompanie.

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera.

Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm” ka shkruar kompania.

Në mesazhin në FB Kompania ka thënë se autobuzi ishte në gjentje të mirë teknike por avaria erdhi nga temperaturat e larta.

21:55

Një autobus është përfshirë nga flakët në rrugën e kombit pak kilometra nga hyrja e tunelit të Kalimashit.

KALLXO.com ka siguruar një video të autobusit në flakë.

Autoritetet e Policisë Shqiptare nuk kanë njoftuar për persona të lënduar në këtë ngjarje deri më tani. Nuk ka raportime për persona të lënduar përpos dëmeve materiale.