Ilustrim

Novobërdë - Duke manipuluar me armë në veturë e plagos bashkudhëtarin

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në fshatin Strazhë të Komunës së Novobërdës.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur derisa i dyshuari ka qenë duke manipuluar me armë brenda veturës dhe e njëjta i ka shkrepur dhe e ka plagosur një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë manipulimit me armë e kishte plagosë viktimën mashkull K/Shqiptar derisa të dy kishin qenë brenda në një veturë”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, është konfiskuar vetura brenda së cilës është gjete dhe konfiskuar edhe një fishek i armës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.