Një i burgosur vdes në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet H.B.

Sipas një komunikate për media, 78-vjeçari rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.

Siç bëhet e ditur nga ShKK, H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese.

I njëjti ishte i dënuar për veprën penale për vrasje.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.