Një i arrestuar për ngjarjen në Mati 1

Njëri nga të dyshuarit në lagjen Mati 1 është arrestuar sipas burimeve të KALLXO.com

Ai është arrestuar nga një polic civil I cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

Besohet se i arrestuari ishte personi që qëlloj me kallashnikov në këtë incident.

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pasdite në Prishtinë në lagjen Mati 1. Gazetari i KALLXO.com raporton se ka parë persona të plagosur në rrugë e po ashtu disa persona të lënduar.
Kalimtarë të rastit kanë sqaruar se ka pasur të shtëna me kallashnikov ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.
Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes.
KALLXO.com do të raportojë në vazhdimësi nga vendi i ngjarjes.