Ilustrim

Malishevë - Kanoset me armë gjuetie një person

 

Një person ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me herët me një person tjetër, ky i fundit e ka kanosur ankuesin me armë gjuetie.

Sipas policisë mosmarrëveshja kishte ndodhur më 19 maj kurse kanosja më 26 maj rreth orës 11:00.

Ndërsa dje më 28 maj pas konsultimit dhe me autorizim të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjuetisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendër të ndalimit, rasti vazhdon nën hetime.