Ilustrim - Policia në aksion

Kontrolle të shtuara të policisë në Prizren për parandalimin e COVID-19

Policia në Prizren po vazhdon të ndërmerr masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas njoftimit të bërë nga policia në Prizren, në 48 orët e fundit duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid19,  në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba.

Në bazë të të dhënave të policisë, në 48 orët e fundit janë kryer 15 kontrolle dhe asistime me Inspektorë sanitar, janë dhëne 432 vërejtje policore, janë hapur  5 raste për vepër penale, janë plotësuar 773 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës, dhe për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 466 gjoba.

Polici në Prizren ka bërë të ditur se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi përderisa situata me Covid-19 të ndryshojë.