Ilustrim

Këmbësorja goditet nga vetura në Prizren

Një burrë ka goditur me veturë një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur dje në Prizren në orën 07:35.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku më pas e njëjta është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.