Ilustrim

Kamenicë: Maskat grabisin makinën

Makina e një qytetari të Kamenicës ka qenë caku i fundit i grupeve të grabitjeve.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Novosellë të Kamenicës. Dy persona të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë nxjerrë nga makina pronarin duke grabitur makinën dhe ikur në drejtim të panjohur.

Ngjarja e cila po hetohet nga policia është e rrallë për shkak se në vend makinat vidhen por jo duke u grabitur në këtë formë.

Policia është duke u përballur në vazhdimësi me grupe të grabitësve të cilët cak kryesor kanë arkat e marketeve bankave dhe institucioneve mikrofinanciare.

Gjatë vitit në incidente të grabitjeve të armatosura kanë vdekur katër qytetarë tre prej të cilëve persona që ishin duke kryer grabitjen ndërsa njëri polic.

Deri më tani dhjetëra persona janë arrestuar si përgjegjës për grabitjet megjithatë raportimet për grabitje vazhdojnë.