Ilustrim

Kaçanik, këmbësorja goditet nga vetura

Një këmbësore është goditur nga një veturë në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë aksidenti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 20:00.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren me veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Në lidhje me këtë aksident nuk raportohet për persona të arrestuar.