Istog - Mbante automatikun në stan, arrestohet

Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në stanin e tij ka gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë dhe një pushkë ajrore.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.